BERAT-Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi qëlluan me thikë pas një sherri një 39-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’. Të arrestuarit janë; Ornel Toska 29 vjeç dhe Engjëll Lamaj 20 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim.
I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale '’Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga nent 88 dhe 25 të Kodit Penal.
Komento
Komente











