Në derbin e basketbollit mes Tiranës dhe Partizanit, e cila po luhej në sallën sportive Farie Hoti ka ndodhur një konfrontim mes tifozëve dhe basektbollistëve.
/Shqiptarja.com
Mësohet se njëri nga basketbollistët e Partizanit ka shkëmbyer disa fjalë me tifozët e “Tirona Fanatics”, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë që situata të qetësohet, ndërsa ndeshja është ndërpreë për disa minuta.
Ende nuk dihen rrethanat e vërteta, por paraprakisht dyshohet se basketbollistët e Partizanit kanë provokuar situatën në sallën sportive.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









