KORÇË-Një grindje në familje ka përfunduar me një të plagosur. Report Tv mëson se pas sherrit babai ka qëlluar me thikë në qafë djalin, i cili është transportuar në spital i plagosur.

65-vjeçari Ylli Sulejmani ka qenë i dehur, ndërsa është arrestuar në flagrancë nga policia, që ka ndërhyrë me shpejtësi pas lajmërimit nga familjarët. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 minuta të mbrëmjes së sotme në lagjen nr.5 të qytetit, ndërsa i plagosuri Renato Sulejmani, 36-vjeç raportohet se është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Korçës. 

Pavarësisht ndërrimit të viteve në vend vijojnë krimet në familje. Në ditën e dytë të vitit të ri një krim në familje tronditi Ballshin, pasi burri vrau gruan dhe kunatën.