Debate te 'Siguria' në Kuvend, Flamur Noka ankohet se zv. ministrja Fino është e papërgatitur: Si 'e ëma e Zeqos..'! Naço: Nuk je në lartësinë e duhur të denigrosh njeri

Debate te 'Siguria' në Kuvend, Flamur Noka ankohet se zv. ministrja Fino është e papërgatitur: Si 'e ëma e Zeqos..'! Naço: Nuk je në lartësinë e duhur të denigrosh njeri

Komisioni i Sigurisë

Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare pati debate të forta mbi përgatitjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme mbi projektligjin me ralator socialistin Paulin Stërkaj. Shënjestër e Flamur Nokës u bë Megi Fino, zv Ministrja e Jashtme, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino.

Noka kërkoi që prezente në këtë komision të ishte ministrja dhe jo stafi i saj, të cilët i konsideroi të papërgatitur duke u fokusuar këtu tek Megi Fino. Në fjalën e tij Noka u shpreh i kënaqur që projektet nga fondi IPA vazhdojnë pasi sipas tij, në këto investime, qeveria ka mundësi minimale për të  “vjedhur”.

Bëhet fjalë për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për programin e Veprimit Ndërkufitar IPA2.

"Ne jemi një komision serioz dhe këtu kërkohet seriozitet dhe respekt. Me gjithë respektin që kam për zonjën, kryesisht për të atine saj, sot këtu duhet të ishte zonja ministre. Për të respektuar institucionet  e këtij shteti duhet të ishte titullari i këtij institucioni, aq më tepër kur shoh që zonja është shumë e re në atë detyrë dhe nuk është akoma e update-uar akoma në lidhje me situatën dhe problematikat e asaj ministrie. Specialisti apo drejtori, kush është zotëria nuk është në gjendje të japë asnjë përgjigje, asnjë sqarim, vetëm lexojnë relacionin që kanë.

Kjo është fyerje për këtë institucion, është fyerje për deputetët, ndaj herë tjetër, mbledhjet duhet të zhvillohen me titullarët e ministrive. Të vijnë të përgatitur, të vijnë me staf por nuk mundet që ti bien si e ëma e Zeqos.  Të vijnë të përgatitur, ka qenë si rregull, ta rikthejmë si rregull. Titullari të vijë bashkë me staf.  PD ka qenë gjithmonë mbështetëse e çdo marrëveshje ndërkohë që qeveria juaj.... Pyetja është: A do të vijë herë tjetër dikush i përgatitur këtu që të jetë në gjendje të përgjigjet dhe të diskutoi dhe debatoi me kolegët dhe të raportoi saktësisht në lidhje me çështjet, jo të vini të talleni këtu", tha Noka. 

Ndërkohë që kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço iu përgjigj se kishte të drejtë për praninë e ministrit por për arsye pune nuk mundi të vijë. 

"Por në lidhje me stafin, që janë të papërgatitur dhe pa përvojë, ju lutem tërhiqeni mbrapsh. Me të drejtë kërkoni të vijë ministrja dhe denigroni zëvendës ministren dhe përfaqësuesit e ministrisë së jashtme. Nuk besoj se jeni në atë lartësi sa të denigroni të tjerët. Ata janë përfaqësues, ishin korrekt, ishin në nivelin e duhur", tha Naço.

"Zotëri ju thashë, i respektoj por kanë ardhur të papërgatitur fare. Nuk po dinë asnjë gjë, as çfarë kanë shkuar aty ta interpretojnë e jo më shumë. Ne ju respektojmë por nuk ia kemi borxh as qeverisë as askujt që të talleni këtu. Nuk kam denigruar asnji, i thashë edhe zonjushës në fillim në respekt tuajin, por kryesisht edhe në respekt të të atit të saj, të cilin unë e kam pasur në konsideratë të jashtëzakonshme, por unë sulmoj ministren që nuk tregon asnjë seriozitet", përfundoi Noka. 

Pas debateve deputetët e të dyja palëve politike kaluan marrëveshjen me votë unanime. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 11/10/2021 16:57

    Nga diskoteka në karrigen e zëvendësministrit...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja