VIDEO/Sherr në Korçë, një i plagosur me kaçavidë në kurriz! Identifikohet autori (Emrat dhe detajet)

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm pasi është goditur me kaçavidë në kurriz, pas një konflikti me një tjetër. 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 18. I plagosuri është Emiljan Torollari, i cili ndodhet në spital për të marrë mjekim, dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është identifikuar si shtetasi Thanas Saqellari. Është kapur pas pak orësh nga uniformat blu. Ngjarja ka ndodhur për motive banale ku fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur Torollarin me kaçavidë pas shpine.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?