Lideri i PD iu drejtua Ruçit me fjalët ‘Hajdut dhe kriminal’, ndërsa kryetari i Kuvendit iu përgjigj; Halabak, mos prek punonjësit e gardës’. Pas 5 minutave pushim, seanca rifilloi, por opozita nuk u largua nga foltorja duke e mbajtur të bllokuar. Pas paralajmërimeve, Ruçi vendosi përjashtimin e Spahos nga seanca dhe heqjen e pagës për ditën e punës. Në rifillimin e seancës për herë të dytë, opozita vijoi që të bllokonte punimet e Kuvendit, ndërsa kryetari Gramoz Ruçi kërkoi nga shërbimet e institucionet, garda, që të nxjerrë jashtë kryetarin e grupit të PD.
Por asgjë nuk ndryshoi, ndërsa Ruçi vijoi punimet e Kuvendit nën brohoritjet ‘Hajdut, kriminel’ të opozitës, ndërsa u binte pa pushim tavolinave. Në një moment tensioni mes dy grupeve të deputetëve, Ruçi kërkoi edhe ndërhyrjen e gardës për t’i ndarë në kordon. Shumica qëndroi e vendosur duke mos u tërhequr nga rendi i ditës, të cilin e miratoi në fund vetëm me votat e saj, pasi opozita nuk mori pjesë në votim.
Në mbyllje të seancës plenare, Rama kishte paralajmëruar se do të kishte një komunikim me gazetarët, por deputetët e opozitës qëndruan para hyrjes së Kuvendit sërish me brohoritjet ‘hajdut, kriminel’. Në një situatë të tensionuar, ku të gjithë deputetët ishin në oborrin e parlamentit, kryeministri Rama vendosi të largohej pa dhënë asnjë prononcim për mediat. Grupi i PD zhvilloi edhe një mbledhje pas Kuvendit duke dalë në përfundimin se aksioni opozitar do të vijojë me të njëjtin qëndrim.
[gallery]25449[/gallery]
Zhvillimet e Kuvendit orë pas ore:
13:00 Kuvendi i hap rrugë aeroportit të Vlorës, s’miratohet lista e KLGJ-KLP
12:50 Rinis seanca, Ruçi: Interpelanca e kërkuar nga PD, seancën tjetër
Ju njoftoj se sot është depozituar një kërkesë për interpelancë nga PD dhe LSI nga Spaho dhe Vasili. Kërkesa do të zhvillohet në seancën në vijim.
11:50 Ndërpritet seanca për 10 minuta me kërkesë të grupit të PS
11:50 Ruçi-Bashës: Vijon që të jesh akoma në miting
11:45 Besnik Bare: Falenderoj opozitën që na kursen kohën, kështu vijoni edhe radhën tjetër
11:40 Futet në sallë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
11:35 Deputetët e opozitës u bien tavolinave “Hajdutë, kriminelë”
11:30 Futet në seancë kryeministri Edi Rama
11:25 Provokon deputetja e PD, Ruçi: Garda kordon mes shumicës dhe opozitës
Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka kaluar në pjesën ku qëndrojë deputetët e shumicës duke i kërkuar deputetit Nasufi që të shkonte të fliste në foltore dhe jo nga vendi. Kjo ka sjellë reagimin e deputetëve të shumicës, që e kanë larguar, ndërsa më pas kanë ndërhyrë edhe deputetë e opozitës, por Ruçi urdhëroi ndërhyrjen e gardës për të vendosur kordon mes dy krahëve të shumicës dhe opozitës
11:20 Opozita vijon bllokimi i foltores së Kuvendit, Rama dhe Basha pranë njëri-tjetrit/ FOTO
Në kulmin e tensioneve ka mbërritur në sallë edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk është ulur në vendin e tij, por ka shkuar pranë grupit. Ndërsa është fiksuar nga kamerat në një moment pranë Lulzim Bashës.
“Ik moj ti”, iu drejtua Nasufi. “Ju jeni humbës, vazhdoni të bllokoni foltoret dhe seancat”, mbylli fjalën Nasufi, ndërsa deputetët e opozitës vijojnë të godasin tavolinat me duar dhe të qëndrojnë rreth foltores.
11:10 Rinis seanca për herë të tretë, opozita vijon bllokimin e foltores
11:05 Rinis seanca për herë të dytë, Ruçi: Shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin jashtë Spahon
Gramoz Ruçi: Zoti Spaho, liro sallën se je i përjashtuar. Nëse deputeti uk liron sallën, drejtuesi ndërpret seancën dhe i jep porosi shërbimeve të Kuvendit për urdhrin e dhënë. Shërbimi i Kuvendit të ndikojë mbi Spahon për të liruar sallën. Shërbimi të bëjë detyrën për Spahon, të lirojë sallën
11:00 PD: Sjellja e Ruçit brutale, Spaho do kërkonte që Rama të ishte në sallë
PD: Gramoz Ruçi eshte ne shkelje te rregullores me nderprerjen e fjales se kryetarit te grupit, Edmond Spaho. Duke marre shkas nga shkelja e rende e ligjit per ekstradimin e Nezar Seitit, me urdher te kryeministrit, zoti Spaho do te kerkonte pranine ne salle te Edi Rames. Nderprerja brutale e fjales se kryetarit te grupit PD solli reagimin e grupit te opozites.
10:40 Bllokoi foltoren, Gramoz Ruçi përjashton Edmond Spahon
Rifillon seanca, Ruçi: Rendi i ditës u miratua dhe nuk kishte asnjë propozim. Uluni poshtë, pasi propozime nuk kishit. Iu citoj nenin 64, kur deputeti pengon seancën apo zapton seancën për më shumë se 2 minuta, atëherë i tërhiqet vëmendja dhe paralajmërohet për përjashtim. Jam në këto kushte, uluni poshtë. Spaho, po plotësohet dy minutëshi....Atëherë ju paralajmëroj se do u përjashtoj nga seanca. Ju paralajmëroj për herë të fundit. Atëherë vazhdoj duke u cituar nenin kur foltorja vijon që të mbahet e bllokuar, përjashtohet nga seanca dhe komisionet. Përjashtimi shoqërohet me sanksione edhe të pagës.
10:30 Debati Basha-Ruçi dhe bllokimi i foltores nga PD
Gramoz Ruçi: Uluni poshtë, mos bëj si halabak, mos prek punonjësit, bëj liderin. Basha të paralajmëroj, ndërpritet seanca...
Opozita bllokon foltoren, Basha-Ruçit: Hajdut!
Gramoz Ruçi: Është jashtë rregullores, ndërpritet fjala
Edmond Spaho: Ka ndodhur një skandal i madh, i paprecedentë. Nazer Seiti është ekstraduar, edhe pse ndalohet, pasi është në hetim në Shqipëri.
Tritan Shehu: Në asnjë Parlament nuk kontrollohen deputetët....
Gramoz Ruçi: Nuk e di çfarë shqetësimi keni, por do ta shqyrtojmë dhe do ta zgjidhim menjëherë.
[gallery]25448[/gallery]
Ora 10:20 Paloka: S'jemi terroristë, na trajtuan si rreckë
Na u bë kontroll i rreptë në hyrje të Kuvendit. Ne jemi deputetë, as hajdutë, as terroristë, as kriminelë. Pse ka frikë ai lideri juaj global, nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë.
Një temë e nxehtë që diskutohet sot në seancë është edhe miratimi i listave të kandidatëve për KLGJ dhe KLP. Një tjetër temë kjo që ka përplasur jo pak palët politike, pasi opozita ka akuzuar disa nga kandidatët që pritet të zgjidhen anëtarë të organeve të reja të drejtësisë si të dënuar, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit apo që nuk plotësonin kriteret.
Të njëjtat burime zbuluan për Report Tv detaje nga ky kontroll i imtësishëm i ligjvënësve shqiptarë, ku atyre iu është kërkuar nga Garda të heqin xhaketat dhe të dorëzojnë telefonat, si dhe të kalojnë në skaner.
Rendi i ditës:
Bazuar në urdhrin nr. 5, datë 30.1.2018 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 25.1.2018 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 69/2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
4. Projektligj “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “CENGIZ CONSTRUCTION & KALYON CONSTRUCTION” me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës” (pdf) (nenet 28, 73- 77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1 Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet KM të RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Cassa Depositi e Prestiti S.P.A., për projektin me objekt “Studime fizibiliteti, hartim dhe planifikim në nivel përfundimtar dhe studim të ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
6. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit” (pdf) (neni 147 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 53/2, neni 58/2 të ligjit 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’ (pdf) (neni 149 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 156/2, neni 133/2, neni 151/2 të ligjit nr. 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
8. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Çështjet e të Drejtave të Njeriut” (Rregullore, neni 19, pika 2, votim me shumicë të thjeshtë) SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 2
9. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Administratën Publike” (Rregullore, neni 19, pika 2, votim me shumicë të thjeshtë)
d.b.d.c./shqiptarja.com