Sherr në kuvend, opozita lë
sallën, Basha:Ju pret cunami/VD

Sherr në kuvend, opozita lë<br />sallën, Basha:Ju pret cunami/VD<br>
Sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me tension dhe debat, ashtu sikur u  mbyll 2017. Në seancën e sotme opozita ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit duke sjellë ndërprerjen për 5 minuta, ndërsa pas rifillimit të seancës është larguar duke bojkotuar votimin.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryetari i grupit Spaho i kërkuan Ruçit që të fuste në kalendar amendamentet që u depozituan për ndryshimet Kushtetuese për zgjedhjen e Kryeprokurorit. Ruçi u përgjigj duke deklaruar se do i njoftonte në fund të seancës, ndërsa opozita vendosi që të bojkote votimin.

Bllokimi i foltores nga opozita

Kryetari i grupit të PD, Spaho kërkoi fjalën për të prezantuar amendamentet e propozuara nga opozita, por kryetari Gramoz Ruçi i kërkoi që të ulet, pasi ishte duke shkelur rregulloren. Kryetari i Kuvendit u shpreh se ke 10 minuta në dispozicion për të folur për propozimet, por në momentin që do të flasim për kalendarin. Në këtë moment ndërhyri Basha dhe deputetët e tjerë të PD duke bllokuar foltoren, ndërsa Ruçi ndërpreu seancën për 5 minuta.

Gramoz Ruci: Uluni, do të marrësh fjalën 10 minuta e ke me rregullore. Menjëherë do ta marrësh fjalën, por kur të jepet. Të lutem ulu! Do ta jap unë fjalën, por ulu. 
Ngrihet Basha i pari dhe drejtohet për në foltore
Ruci-Bashës: Pse ngrihesh o kryetar, bëj liderin, mos bëj bodigardin
Ruci: Ndërpres seancën për 5 minuta

Basha: Ky është vend krimi, iu pret cunami
Me rifillimin e seancës, Edmond Spaho e ka marrë fjalën duke kërkuar që të anulohet farsa, sikur e cilësoi ai 18 dhjetorin kur u zgjodh Kryeprokurorja e re. Basha akuzoi Rucin se po e drejtonte Kuvendin në mënyrë të njëanshme dhe për këtë do të mbante përgjegjësi, ndërsa shumicën e pret cunami nëse nuk reflekton. “Ky eshte vend krimi. Mos fol këtu sikur je mbret, do të vijë dita që do japësh shpjegim dhe do të mbash përgjegjësi. Duhet të fusësh në program amendamentin kushtetues në program.

Lërini lojërat dhe fut në program sikur e ke në program amendamentin me firmat e 55 deputetëve. Bëni përpjekje për të rikthyer Kushtetutën, pasi rrugë tjetër nuk ka, do u marrë përpara cunami”. Ruçi këmbënguli se amendamentet do të njoftoheshin në fund të seancës bazuar te rregullorja, por opozita vendosi që të largohej duke braktisur seancën në momentin që u votua rendi i ditës dhe kalendari tre javor për sesionin e ri.

Debatet në Kuvend
Edmond Spaho: Nuk është hera e parë që e jepni fjalën dhe e ndërprisni sipas qejfit. Kemi paraqitur amendamentet për Kryeprokurorin, kërkojmë që të anulohet farsa e 18 dhjetorit, Kushtetuta e kërkon që të zgjidhet me 3/5 dhe të ketë kaluar Vettingun. Ne kërkojmë që Kuvendi të futet në binarët e Kushtetutës 

Lulzim Basha: Në 18 dhjetor keni dhunuar Kushtetutën për të kapur Kryeprokurorin për të mbyllur dosjet e Tahirit, Dakos, Sjedinit dhe Shullazit me shokë. Ju edhe ai që nuk është sot këtu keni kryer krime. Ne kërkojmë të zbatoni rregulloren e Kuvendit. Në momentin që keni një propozim me 55 firma, futet menjëherë në rendin e ditës, por ju nuk keni parë asgjë, pasi hani dhe pini me kriminelët. Por makutëria juaj, nuk është justifikim. Kjo është sallë ku është kryer krimi mund dhe do të kthehet në normalitet kur ju të fusni në program paketën që kemi ofruar për të rikthyer prokurorinë në krye të detyrës dhe jo në xhepin e Ramës. Mos fol këtu sikur je mbret, do të vijë dita që do japësh shpjegim dhe do të mbash përgjegjësi. Duhet të fusësh në program amendamentin kushtetues në program. Lërini lojërat dhe fut në program sikur e ke në program amendamentin me firmat e 55 deputetëve”.

Gramoz Ruci: Lidhur me problemin që shtrohet, lexoj nenin 77 a. Nisma për rishikim e kushtetutës mund të merret nga jo më pak se 1/5 e deputetëve. Kryetari njofton Kuvendin në seancën e parë dhe shpërndan tekstin që projektligji të futet në program. Atëherë ju se futja apo mos futja në programin e Kuvendit e ka zgjidhur rregullorja. Ende mua nuk më ka mbërritur ende, në orën 16:00 kam dijeni se e keni depozituar. Propozimin e ka futur rregullorja në program që në momentin që ka mbërritur.

Edmond Spaho: Ne kërkojmë që të njoftohet seanca për propozimin. Mos dëgjo kryeministrin që flet nga poshtë, por zbato rregulloren e Kuvendit.

Gramoz Ruci: Kam disa projektligje, por nuk u ka ardhur radha projektligjeve që janë depozituar...

Miratohet rendi i ditës dhe kalendari tre javor i Kuvendit

[gallery]25344[/gallery]

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit