ITALI- Lëndime, dhunë dhe kërcënime, ku është bilanci i një nate në klub që çoi në arrestimin e tre personave, mes tyre dy shqiptarë.

Në prangat e policisë italiane kanë rënë: Rroshtaj Dede, 27 vjeç, shqiptar; Fabrizio Argenton, 52 vjeç, Toma Rrok, 37 vjeç, shqiptar.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.30, në një gjendje të dehur ata nisën një sherr në lokal dhe më pas u shoqëruan nga policia në Komisariatin më të afërt.

Pas shoqërimit në polici dhe pas formaliteteve të tre personat u liruan.