Mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit, pas një konflikti i cili agravoi 2 vllezër kanë qëlluar me mjete të forta një 58-vjeçar, i cili i ka goditur me thikë.

Nga sherri i nisur mes të treve, mbetën të plagosur 2 vëllezërit Armando dhe David Prendi, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Në spital është transportuar edhe 58-vjeçari Paulin Gjergji, për kontrollin e nevojshëm mjekësor dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Konflikti midis dy vëllezërve, të cilët mbetën të plagosur në afërsi të tregut të Milotit nga 58-vjeçari Paulin Gjergji ka nisur më herët.

Burime konfirmojnë se pak kohë më parë, djemtë e 58-vjeçarit Gjergji kanë pasur konflikt dhe sherr me vëllezërit Prendi.

Shkak të këtij sherri të ndodhur pak kohë më parë ka ndodhur përplasja mëngjesin e sotëm. Armando dhe David Prendi janë takuar rastësisht me Paulin Gjinin në tregun e Milotit.

Fillimisht mes tyre ka pasur debat verbal, ndërsa ka përfunduar me përdorimin e mjeteve të forta të rastësishme që kanë qenë aty.

Të parët që kanë qëlluar kanë qenë vëllezërit Prendi, ndërsa 58-vjeçari është kundërpërgjigjur me thikë. Dy vëllezërit kanë marrë dëmtime të vogla në trup, ndërsa thika nuk i ka prekur në organe jetësore. I pa dëmtuar nuk ka mbetur edhe Paulin Gjergji nga goditja me mjete të forta.