KUÇOVË-Një konflikt mes dy personave mbrëmjen e djeshme ka përfunduar me një të plagosur me thikë, ndërsa autori është arrestuar. Ai është Roland Bejdo 21 vjeç, banues në fshatin Gegë.
Sipas policisë sherri ka ndodhur në një dasmë, ndërsa pas debatit verbal 21-vjeçari ka plagosur me thikë në krah F.Q. 33 vjeç, i cili është transportuar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
Komento