Një sherr midis 2 të rinjve që ka ndodhur në Shëtitoren e Sarandës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Dino Majko 29-vjeç ka vrapuar të largohet duke tentuar të futet në lokal, por është qëlluar disa herë me thikë nga Enivled Aliu. Majko ndodhet në spitalin e Sarandës.
"Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
![]()
Komente

