SARANDË- Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në Sarandë, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 21:10, në lagjen nr.1.
32-vjeçari Dhimitër Terolli ka qëlluar me thikë 36-vjeçarin Leonard Poci pas një sherri për motive të dobëta. 36-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori i krimit është arrestuar.
Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento