VLORË – Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi plagosi me thikë një 55-vjeçar prej një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në fshatin Novoselë ku u palagos me thikë 55-vjecari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
|Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Nga policia u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijonë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.