Në Serbi njohja e pavarësisë së Kosovës vijon që të jetë një temë e nxehtë pavarësisht ndryshimit të viteve. Mbrëmjen e djeshme Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për marrëdhënie ndëretnike është larguar nga një studio televizive pas debatit me Milovan Dreçun, kryetar i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë.
/Shqiptarja.com
Debati nisi, pasi Milovan Dreçun u shpreh se në Prishtinë nuk ka ambasadorë të huaj, por Dushan Janjiç është kundërpërgjigjur duke thënë se ata janë ambasadorë dhe diplomatikë të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Pas ngritjes së toneve Janjiç ka deklaruar se ‘nuk jam parlamentar dhe nuk mund t’i pranoj këto konstatime’ duke u larguar nga studio.








