Sherr për gërvishtjen e makinës në Tiranë, disa persona në 'Zog të Zi’ godasin njëri-tjetrin! Policia i shoqëron në komisariat (VIDEO)

Një gërvishtje makine është bërë shkak për një përleshje fizike mes disa personave në rrethrrotullimin e Zogut të Zi në Tiranë.

Dy persona që kanë qenë duke udhëtuar në makinë, konkretisht A.H 49 vjeç dhe M.H 23 vjeç kanë gërvishur automjetin që drejtonte E.Sh, 28 vjeç. Kjo ka bërë që të ketë goditje me grushta mes tyre, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët që ndodheshin në rrugë në ato momente.

Si pasojë e goditjeve personat e përfshirë kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia bën me dije se janë shoqëruar në komisariat palët e përfshira në përplasje.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia