Arben Mamaillo 55-vjeç, shofer autobusi në linjën urbanë të Këlcyrës ka mbetur i plagosur nga kolegu i tij I.Ç. 50 vjeç nga Këlcyra. Sherri mes tyre ka nisur pas një konflikti për pasagjerë për shkak të marrjes së tyre në vende të pacaktuara si stacione.

Mësohet se gjatë konfliktit Mamaillo ka mbetur i lënduar në kokë dhe është dërguar me helikopter drejt Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ksaj ngjarjeje.