SARANDË - Një konflikt fizik mes disa bashkëfshatarëve për motive pronësie për pak nuk ka përfunduar në tragjedi në fshatin Nivicë falë ndërhyrjes në kushtet e flagrancës nga policia e Sarandës. 

24-vjeçari Kostandinos Munguli është përleshur fizikisht me dy bashkëfshatarët e tij, 72-vjeçarin Gj.P dhe L.P 35 vjeç në vendin e quajtur "Kerkez". Por ai nuk është mjaftuar me kaq, e në gjaknxehtësi e sipër ka marrë makinën e tij Mitsubishi e ka tentuar t'i shtypë për vdekje me dashje.
 
Dy bashkëfshatarët e tij  kanë marrë disa fraktura në të dyja këmbët dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)