LEZHE - Një shtetas 40 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e së hënës në fshatin Spitën të Lezhës. Dedë Kovaçi mësohet se është qëlluar me dy plumba pistolete brenda një lokali nga bashkëfshatari i tij Marash Gjikola, i cili më pas është larguar në drejtim të malit për të mos rënë në duart e policisë.
Uniformat blu të Lezhës deklaruan për median se dyshohet që shkak për këtë krim të jetë bërë një konflikt për pronën mes autorit dhe të plagosurit. Autori ka pretenduar se i është marrë një pjesë toke nga Kovaçi dhe debati mes tyre është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.
Pasi ka identifikuar autorin policia është vënë në ndjekje të tij ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com