Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për pronën me fqinjin e tij.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Domje. I.T. u plagos me sëpatë nga fqinji i tij B.A.62-vjeç i cili siç njofton policia ishte edhe në gjendje të rënduar psiqike.
Ai u arrestua nga policia. Ndaj 62-vjeçarit rëndon akuza “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.
Komento