Një sherr i nisur për disa shezlongë në Shkodër ka përfunduar në dhunë fizike, ku 3 të rinj, njëri prej të cilëve është nën hetim dhe dy të tjerët në kërkim kanë ushtruar dhunë ndaj një 64-vjecar.

Sherri i nisur për disa shezlongë ka përfunduar në dhunë fizike mes një 64-vjecari dhe tre të rinjve në Shkoder.

Njoftohet se tre të rinj u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur 64-vjeçarin me inicilae  S. H, banues në Shkodër, të cilin  e kanë goditur me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh dhe për vendosjen e shezlongëve.

Për pasojë policia ka shpallur në kërkim dy  27-vjeçarët Seadet Myftijan dhe Zabit Mehmedajn, pasi ushtruan dhunë ndaj 64-vjecarit, ndërsa nën hetim u vu  31-vjeçarin me iniciale D.T.

Teksa vijon puna për kapjen e dy të rinjve në kërkim, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.