Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të marte në qytetin e Sarandës. Sherri për varkat e peshkimit i mori jetën 43-vjeçarit Kledi Koka.

Gjatë një konflikti në shëtitoren e Sarandës, Jorgo Golemaj ka nxjerrë thikën duke e goditur me kurriz Kokën, të cilit i shkaktoi plagë të rënda. Ata nisën të debatonin për vendin ku ankoronin varkat pasi Golemaj kishte varkë peshkimi ndërsa Koka kishte varkë turistike.

Për pasojë, ndërroi jetë peshkatari Kledi Koka, megjithëse u nis me helikopter drejt Tiranës por nuk mundi të mbijetonte. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e Jorgo Golemaj. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se Golemaj ka qëlluar Kokën.

Genti alias Jorgo Golemi, 43-vjeç, peshkatar, rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe në Sarandë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armeve dhe municionit”, pasi në vitin 2006 u arrestua nga policia me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
FOTO/ Kush është 43-vjeçari që ndërroi jetë në Sarandë, u godit nga peshkatari pas sherrit për ankorimin e barkës! Autori i dënuar më parë për trafik droge

1654603115_jorgo.jpg

Jorgo Golemi dhe Kledi Koka

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sherri për barkën e peshkimit në Sarandë paraditen e sotme. Jorgo Golemi, qëlloi disa herë me thikë Kledi Kokën në mes të shëtitores në Sarandë, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Report Tv ka siguruar foton e viktimës Kledi Kokës dhe të autorit, Jorgo Golemi. Genti alias Jorgo Golemi, 43-vjeç, peshkatar, rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe në Sarandë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armeve dhe municionit”, pasi në vitin 2006 u arrestua nga policia me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.