TIRANE- Efektivë të komisariatit 6 kanë vënë në pranga 44 vjeçarin Rezeart Hoxha, pasi pas një sheri për pronën ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, K.Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kodër Kashar 2, kur teksa dy kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për çështjen e tokës.
Burime pranë policisë sqaruan se i arrestuari Rezeart Hoxha pretendonte se kushëriri i tij 36 vjeç, kalonte me makinë në rrugën që ishte ndërtuar në tokën e tij. Të njëjtin qëndrim, Hoxha e ka mbahtur edhe para uniformave blu.
Në sherr e sipër, 44 vjeçari Hoxha e ka qëlluar kushëririn e tij me një mjet prerës, ndërsa 36 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë pas ngjarjes, policia vuri në pranga Rezeart Hoxhën, mbi të cilin rëndon akuza “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Na mbytën fshatarët !
Përgjigju