Arbër Shollaj është vënë në pranga të policisë së Vlorës, pasi më datë 31 dhjetor 2021, tentoi që të vrasë me armë zjarri 36-vjeçarin Sh.Gj. Sherri i cili përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit, nisi pasi shtetasi Sh.Gj, i cili punonte lavazhier, ka refuzuar që t’i lajë makinën pasi kishte shumë radhë.
Kaq ka mjaftuar që Arbër Shollaj, 43-vjeç, të nxjerrë armën dhe të qëllojë në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht, 36 vjeçari nuk pësoi dëmtime.
‘ Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Arbër Shollaj, 43 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.