Një punëtor ndërtimi shqiptar, 54 vjeç, ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë në Greqi pasi është rrahur keq nga 3 bashkëatdhetarë të tij. Ata punonin bashkë si ndërtues në një kompani private dhe konkretisht në një hotel në Kolimbia, duke mbuluar dyshemetë me pllaka.
I dhunuari kishte pasur një problem personal me njërin prej të akuzuarve për dhunë. Ka pasur një sherr verbal dhe dyshohet se viktima e ka kërcënuar duke i thënë: “nëse merr telefon diku nuk do të dalësh i gjallë” dhe e ka ofenduar.
Të nesërmen, të pandehurit kanë shkuar në mëngjes si zakonisht në mëngjes, por me rroba jo pune, dhe kanë sulmuar hotelin ku punonte viktima, duke mbajtur shkopinj me gozhdë, paleta të thyera dhe duke bërtitur në shqip se do ta vrisnin.
Në atë moment 54-vjeçari ka qenë i vetëm kundër të treve dhe nuk ka pasur kohë për të reaguar. Nga dhuna ai ra pa ndjenja në dysheme në një pellg gjaku. Në atë moment punëtorët e tjerë, mes tyre edhe dhëndri i tij, e kanë vërejtur rrëmujën dhe kanë vrapuar drejt vendit ku ai punonte, ndërsa i akuzuari është larguar duke thënë “le të vdesë”. Më pas, dhëndri e ka transportuar me urgjencë në Qendrën Mjekësore. Prej aty ai është transportuar me urgjencë me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku prej dy ditësh është trajtuar në klinikën e kirurgjisë. Ai u diagnostikua me "dëmtim të kokës, gjakderdhje dhe lëndime të tjera të paspecifikuara në kokë.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor, 13:58
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor, 22:31
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor, 18:46
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor, 16:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur
16 Dhjetor, 21:52
-
Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, media greke: Objektiv dyshohet se ishte ai që u plagos, jo Davella
16 Dhjetor, 19:57
-
DEA i zbuloi nga aplikacioni 'Signal', kapen 46 kg kokainë në Greqi! 4 në pranga, mes tyre edhe një shqiptar (EMRI)
16 Dhjetor, 11:53
-
Ekzekutimi mafioz në Athinë, policia heton motivet që fshihen pas atentatit ndaj Irakli Davellas! Shoku i tij rëndë në spital
16 Dhjetor, 09:23
-
VIDEO/ Frikë në këndin e lojërave në Athinë, fëmijët mbesin në ajër pasi ikin dritat në park
15 Dhjetor, 13:11
-
Atentat mafioz 2 shqiptarëve në Athinë, njëri vritet me plumb në kokë, tjetri rëndë! Dyshohet për larje hesapesh mes bandave (VIDEO)
15 Dhjetor, 13:06
-
Greqi/ Shqiptarëve u ndalohet tubimi në Athinë, Policia greke: Mund të shkaktojë tensione dhe reagime negative
14 Dhjetor, 21:49