Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tepelenë, pasi dyshohet si autori i plagosjes me sende të dy personave, ngjarje e ndodhur 3 ditë më parë në Sauk.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Mario Xhelili, i cili tentoi t'i shpëtonte postbllokut të policisë në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në dy pikat e kontrollit, duke tentuar të largohet me shpejtësi, por kapja e tij u bë vetëm disa minuta më pas.

Xhelili u përfshi në një sherr me dy persona të tjerë më 27 mars, duke i lënë ata të plagosur me sende të forta. I riu akuzohet për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta".