Greqi - Një konflikt mes të rinjsh, i nisur për një arsye në dukje banale, ka përfunduar në tragjedi në qytetin e Lutraqi, Greqi një ditë më parë. 17-vjeçari Aleks Vangjeli me origjinë shqiptare ndërroi jetë pas plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve greke, gjithçka ka nisur nga një mosmarrëveshje për një dëmtim të dyshuar të një motoçiklete. I riu i dyshuar si autor i sulmit është takuar me 19-vjeçarin, mik i viktimës 17-vjeçare, me synimin për të sqaruar situatën. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe tre të rinj të tjerë.
Grupi është zhvendosur me automjet drejt një zone të izoluar, në rrugën që lidh Unazën e Lutraqit me Manastiri i Shenjtë i Shën Patapiut. Aty, përplasja verbale ka kaluar në dhunë fizike, shkruan Prothotema.
Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar ka nxjerrë një mjet prerës, duke goditur fillimisht 19-vjeçarin disa herë në kraharor. Në përpjekje për ta neutralizuar, 17-vjeçari është goditur në anën e majtë të gjoksit, ndërsa një tjetër i ri ka marrë plagë të lehta në dorë.
Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komente











