Pavarësisht se Gramoz Ruçi pati porositur deputetët e vetë të mos binin në kurthet e opozitës, deputetët e mazhorancës nuk ja dolën të përmbahen as me Ben Blushin.
Debati i parë nisi mes Blendi Klosit dhe Ben Blushit, ndërsa më pas në debat u përfshi Sali Berisha, Flamur Noka dhe Erjon Braçe. Debati dhe fyerjet sollën ndërprerjen katër herë të seancës plenare deri në bojkotin final të seancës nga opozita.
Fyerjet mes deputetëve
Klosi-Blushi
Ben Blushi: E kam amanet nga banorët e Zharrzit t’ju them këtu dy fjalë për ta. Për ju që jua keni përzier gjakun me helm. Ju keni helmuar ujin. Ata kanë 10 apo më shumë ditë pa ngrënë e pa pirë.
Antoneta Dhima: Pse gënjen?
Ben Blushi: Ti zonjë pusho, se ty të nxorën jashtë ata. Po ti nuk ke turp.
Antoneta Dhima: Jo, unë kam ndenjur me ta gjithë ditën.
Ben Blushi: Unë dhe Mimoza Hafizi u larguam nga rilindja, sepse ajo mbështet Elvis Roshin, Vangjush Dakon. Sepse vjedh shqiptarët.
Ben Blushi: Një parti i vjedh votat e veta për të mos futur në zgjedhje. E kush kjo parti, (i drejtohet podiumit të ministrave të qeverisë), Ju që mendoni se Dako është krenari se varros Durrësin e Lashtë për të mos folur për Elvis Rroshin, apo për këtë tjetrin se mungoka këtu, (Ramën).
Blendi Klosi: Çfarë flet more?
Blushi sheh nga Klosi: Ti more vartësi i Vangjush Dakos, që paguhesh parazit ordinet që paguhesh mijëra euro në muaj nga Vangjush Dako. Ky i mbante letrat Aleksandër Meksit, e bëra njeri e ngjita me zyrë në katin e dytë këtë halabak.
Blendi Klosi: Pusho, more pusho. Mos thuaj budallallëqe...
Ben Blushi: Pusho, ti parazit. Pusho...
Blendi Klosi: Boll ore debil.
Ben Blushi: Pusho ti parazit ordiner që e merr rrogën çdo muaj tek Gjushi.
Taulant Balla-Leskajt: Nxirre jashtë këtë...
Blendi Klosi: Ore t*rap, a do pushosh?
(Ndërhyn Tahiri dhe Beqaj, duke i kërkuar Klosit të qetësohet).
Ben Blushi: Shko në bashki merr rrogën në fund të muajit, vartës i Vangjush Dakos.
Damian Gjiknuri: Blush, ti je i mirë në poezi po nuk je i mirë në prozë. Dhe politika nuk është as poezi, as prozë Blushi.
Erjon Braçe: Bejte mor bejte, ku di të bëjë poezi ai.
Braçe-Noka
Sali Berisha: Shqiptarë dhe shqiptare, 18 shkurti është dita e fillimit të madh të një misioni, më i madhi nga 20 shkurti i 1991, që do thërrmojë dhe do shkërmoqi Banditokracinë. Ky kryebandit rrethohet këtu në parlament nga banditë të tjerë, nga ministra të pafytyrë, hajdutë që ndërtojnë parajsë dhe vila me paratë e të sëmurëve me kancer, që me paratë e drogës dhe të bixhozit ndërton parajsën e tij, që instaloi skafin dhe trafikun e drogës.
Me përfaqësues në krye të diplomacisë një mashtrues dhe hajdut ordiner, një njëri i cili nën ligjin e Banditistanit i thotë komisionit parlamentar se kishte informuar presidentin, dhe presidenti e nxjerr të pafytyrë siç është, ndërsa njoftimin ja dërgon presidentit dy ditë më mbrapa. Ja ky është diplomati i Banditistanit dhe i banditokracisë.
Dita e qytetarëve po vjen! 18 shkurti është dita e misionit të madh për çdo shqiptar sepse kryebanditi e ka mbushur parlamentin me përdhunues, sepse kryebanditi e ka mbushur parlamentin me trafikantë dhe mashtrues…
Erjon Braçe: O b*le...Po boll, o boll.
(Flamur Noka shkon tek vendi i Erjon Braçes dhe e godet me librin e rregullores. Ndërhyn garda. Edi Paloka dhe Ulsi Manja largojnë Nokën)
Flamur Noka: Do ja q* r*obt, po thuaji ta mbylli gojën.
Ulsi Manja: Po ulu tani...
Flamur Noka: Do ja q* r*obt, po të them.
Erjon Braçe: O idiot, çfarë ke, o idiot...
Gramoz Ruçi: Znj. Leskaj ndërprisni seancën.
Valentina Leskaj: Zotërinj deputetë qetësohuni, mos krijoni tensione.
Taulant Balla: Të ndërpritet seanca.
Valentina Leskaj: Zoti Noka, do të marr masa ndaj jush, ju lutem uluni. Ok, seanca ndërpritet.
Sali Berisha: Banditë të të gjitha anëve bashkohuni, fundi juaj po vjen.
Valentina Leskaj: Ndërpritet seanca.
Sali Berisha: Kones po t’i thuash kuç, vetëm leh.
Ndërpritet seanca.
Rifillon seanca.
Valentina Leskaj: Z.Noka lini sallën e Kuvendit. Nëse nuk zbatohet kalohet në kushtet e pikës dy të nenit 65 për nxjerrjen tuaj jashtë seancës nga shërbimi i Gardës së Republikës.
Edi Paloka: Përjashtoni Ballën dhe Braçen se kanë fyer gjithë kohën jo vetëm folësit në podium, por edhe deputetët këtu. S'mund të ketë zbatim të njëanshëm të rregullores.
Valentina Leskaj: E keni në të gjitha TV-të me zë dhe figurë shkeljen e rregullores nga Z.Noka. Nëse keni të evidentuar, silleni kërkesën ta shqyrtojmë. Kërkoj të zbatohet rregullorja e Parlamentit.
Edi Paloka: Mos u bëni më qesharake se grupi parlamentar. Ju e paskeni parë në TV Flamur Nokë, po z.Braçe nuk e patë live kur ofendoi?
Valentina Leskaj: Z. Noka, unë ju kam përjashtuar nga seanca për thyerje të rregullores. Ju lutem dilni jashtë.
Flamur Noka: Jo unë nuk largohem pa u larguar ky. Unë do iki kur të iki edhe ky që shau.
Valentina Leskaj: Ndërpritet seanca. Z. Noka, largohuni ose do t’ju nxjerrë garda.
Flamur Noka: Jo ca të nënës e ca të njerkës këtu. Nuk largohem nga seanca. Nuk bëra asgjë. Nuk shava asnjë. Thjesht i lëshova rregulloren që ta lexonte se po e shkelte.
Ndërpritet seanca.
Rifillon seanca. Noka shtyn gardistët dhe hyn në Kuvend dhe pse ishte i përjashtuar.
Valentina Leskaj: Z. Noka, ju lutem, dilni.
Flamur Noka: Jo, s kam pse dal unë.
Valentina Leskaj: Atëherë, ndërpritet prapë seanca. Thirret Byroja.