Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri  në qendër të Burrelit 33-vjeçari Aldo Dedja.

Policia bën me dije se janë arrestuar dy persona, mes të cilëve edhe i plagosuri, ndërsa janë shpallur në kërkim pesë të tjerë. Autori i kësaj ngjarje vijon të jetë në arrati. 

Policia sqaron se në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 7 copë gëzhoja armë zjarri pistoletë model 56.

"Me datë 06.09.2017, rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në lagjen Partizani Burel, para një lokali ka ndodhur një konflikt fizik midis disa personave.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policore në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para lokalit të shtetasit Astrit Suçi, në qytetin e Burrelit, gjatë një konflikti fizik mes disa personave, janë përdorur edhe armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi :Aldo (Akil) Dedja, 33 vjeç, banues në Burrel (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën)
", thuhet në njoftimin e policisë.

Në pranga ka rënë 33- vjeçari Dedja i cili mbeti i plagosur si dhe 54-vjeçari Astrit Suçi.
 
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë Mat, në një ambjent në pronësi të tij është gjetur një sasi prej 140 gramë lëndë bimore e dyshuar canabis sattiva, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarr përcjellës. Vepra penale "Prodhim dhe shtije të lëndëve narkotike", "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Ndërsa Dedja u arrestua pasi është përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur dhe nuk ka pranuar të kallëzojë krimin para policisë gjyqësore.
burrel
burrel
(Vendi ku ndodhi ngjarja)
burrel
(Kanabisi që iu gjet të plagosurit)

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com