Sherri me Salah, flet Mane: Ndonjëherë është mirë që gjërat të thuhen sy në sy

Sherri me Salah, flet Mane: Ndonjëherë është mirë që gjërat të thuhen sy në sy

Dy javë më parë bëri bujë inati i jashtëzakonshëm që shprehu Sadio Mane, futbollisti i Liverpool, për shokun e skuadrës Mohamed Salah.

Senegalezi u zëvendësua në pjesën e dytë dhe teksa ulej në stol filloi të ulëriste, duke dhënë përshtypjen se e kishte me trajnerin, por jo. Ai ishte mjaft i nxehur me Salah që nuk i pasoi në një rast ideal.

Për këtë ngjarje ka folur sot vetë futbollisti, i cili vetëm një ditë më parë realizoi ‘dopietë’ në fitoren 3-1 të Liverpool kundër Neëcastle. I pyetur nga ‘Canal+’ për atë që ndodhi me Salah, Mane u përgjigj: “Episodi me Salah? Tani është e harruar.

Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndonjehër duhet që gjërat të thuhen sy më sy. Gjithsesi ne jemi pajtuar tani dhe jemi po aq shokë si më parë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë