Në stadiumin 'Hill Dickinson' vendasit e Evertonit u mposhtën 1-2 në derbin kundër Liverpoolit pas 100 minutave lojë. Momo Salah shënoi golin e parë për Liverpoolin pas 29 minutave lojë, para se Evertoni të barazonte me Beton në minutën e 54-t. Emocionet vijuan deri në fund, me kapitenin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, që i dha fitoren të tijve në shtesën e dhjetë të ndeshjes pas një pasimi final të Szoboszlait.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?