Mohamed Salah nuk do të jetë në dispozicion për Liverpoolin në ndeshjen e sotme të Champions League kundër Interit në Milano. Lojtari egjiptian u la jashtë listës të të grumbulluarve pas një konflikti të hapur me trajnerin Arne Slot, pas barazimit të Liverpoolit 3-3 kundër Leeds.
Sipas raportimeve në ishull, marrëdhëniet mes Salah dhe trajnerit holandez u tensionuan dukshëm dhe drejtuesit e klubit vendosën të marrin masa disiplinore, duke e ndëshkuar yllin e ekipit për mungesë disipline dhe sjellje jo profesionale. Ky vendim vjen pavarësisht rëndësisë së madhe të ndeshjes ndaj Interit.
Salah mori pjesë në seancën e fundit stërvitore dhe u duk në humor të mirë, duke konfirmuar se largimi i tij nga lista nuk ka të bëjë me gjendjen fizike apo probleme teknike, por është një masë ndëshkuese nga stafi drejtues i Liverpoolit.
Komente








