Sherri me sende të forta në Sarandë, Report Tv zbardh emrat

Sherri me sende të forta në Sarandë, Report Tv zbardh emrat

1735811784_policiasarande1.jpg

Report  Tv ka zbardhur emrat e disa prej personave të përfshirë në sherrin me sende të forta në ndodhur në fshatin Gjashë të Sarandës, këtë të enjte. 

Mes të dyshuarve janë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë; Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, të dy efektivë të Policisë Kufitare Sarandë; Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë; si dhe Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë, i cili më parë është arrestuar në Skoci për përfshirje në një operacion të kultivimit të marijuanës.

Përveç tyre, janë identifikuar edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Sulejmani dhe Duka, si dhe një shtetas me mbiemër Cocka. Deri më tani, dy prej të dyshuarve, Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin e Policisë Sarandë. Një tjetër person, Mihal Sulejmani, gjithashtu është paraqitur në polici.

Policia po vijon hetimet, duke analizuar kamerat e sigurisë dhe duke kqyrur vendin e ngjarjes për të identifikuar të gjithë të përfshirët. Kontrollet për gjetjen e personave të shpallur në kërkim janë ende në vazhdim.


Lajmi kryesor:

Sarandë/ Sherr masiv mes 12 personave në fshatin Gjashtë! Të përfshirë dhe 4 policë, 3 prej tyre vëllezër! Efektivët ishin jashtë shërbimit (EMRAT+FOTO)


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet që priten në politikat arsimore në Shtetet e Bashkuara

Ndryshimet që priten në politikat arsimore në Shtetet e Bashkuara