'Barbari, pabesi, turp'. Kështu e cilëson kryeministri Edi Rama atë që ndodhi mbrëmë mes protestuesve të opozitës që u rrahën me njëri tjetrin me shufra hekuri, ndërsa Sali Berisha akuzoi policinë e shtetit.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë videon e publikuar nga Report Tv me pamjet që tregojnë qartësisht se protestuesit, Ymer Çela që është ish-bodigard i Sali Berishës dhe djali i tij, Erjoni nuk u goditën nga Policia e Shtetit, por u rrahën me njëri tjetri me shufra hekuri në protestën e mbrëmshme të opozitës shqiptare që ishte e shtata dhe që degjeneroi në dhunë ndaj efektivëve dhe institucioneve, ndërsa në fund nuk kursen as njëri tjetrin.

Reagimi ka qenë i ashpër edhe nga zv/ kryeministri Braçe dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që kërkoi një përgjigje nga Sali Berisha.

Postimi i kryeministrit Edi Rama