MAMURRAS- Pas vëllezërve Arben Seferi dhe Astrit Seferi dhe Viktor Gjergjit, policia ka vënë në pranga edhe Xhevahir Markun duke çuar në 4 numrin e të arrestuarve për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017.
Marku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit policia sekuestroi 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.
Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.
.jpg)
.jpg)
.jpg)












Komente
Komento