
Report Tv mëson detaje të reja nga konflikti me fqinjëve pasditen e kësaj të premte në lagjen Gostil të Kukësit.
Efektivët e policisë arritën t'i heqin kallashniovin nga dora e Behar Elezit dhe më pas janë përleshur me të.
Në momentin e kapjes, Behar Elezi e kishte kallashnikovin me fishek në gojë. Konflikti kishte nisur më herët mes dy fëmijëve 10-vjeçare të të dy fqinjëve.
Behar Elezi në gjendje të dehur ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së komshiut duke dëmtuar edhe një makinë tjeter në rrugë.
Lajmi kryesor:
Kukës/ Konflikt mes fqinjëve, arrestohet një person që qëlloi me armë zjarri! Sherri mes fëmijëve 10-vjeçarë kalon tek prindërit









