Gjatë mbrëmjes së sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Laknasit, në Kamëz.

Një sherr midis disa dy të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ka qenë një sherr banal i momentit, që ka kulmuar deri dy në dy të shtëna në ajër, krisma të cilat i kanë tronditur banorët e zonës.

Pas të shtënave me armë zjarri në fshatin në fjalë, për fat të mirë nuk janë shënuar viktima dhe as të plagosur.

Policia ka shoqëruar disa persona për këtë ngjarje.