Sipas tij, konflikti fillimisht kishte nisur në qendrën e punës së tyre në fshatin Patok e më pas kishte degraduar në komisariatin e Laçit.
“Jam jashtë rrezikut për jetën së bashku me vëllezër e kushërinj. Na vrau deputeti i zonës Armando Prenga bashkë me policinë. Armando Prenga i ka mbetur pistoleta hapur në drejtim tonë, dy vëllezërit e tij ishin me automatik të pistoleta dhe 20 bala që mban ai pas vetes”, tha Gjergj Cali.
Ai shprehet se ka qenë ai vetë i cili ka telefonuar në polici dhe i ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur.
“Armando Prenga ka gjuajtur me pistoletë rreth një orë më para. I kam rënë 129 dhe i thashë jam Gjergj Cali, kryeplaku i fshatit Patok. Ka ndodhur një ngjarje e rëndë, të lutem shumë mos na eliminoni dhe na çoni policinë në ndihmë. Kanë ardhur te qendra e punës e jona në Patok dhe i kemi thënë ju lutna shumë, mbase s’jeni të zotë mos na çoni në Laç me na rrezikua. Do të shkojmë në Tiranë për të bërë kallëzim penal. Na kanë thënë hajdeni në polici të Laçit se do ju mbrojmë ne. Kemi shkuar në polici të Laçit dhe në momentin që kemi hyrë në polici, për tre minuta kanë ardhur grupi i tyre dhe kanë hapur zjarr mbi ne, si mbi bagëti”, tha ai më tej Gjergj Cali.
Në fjalën e tij, ai akuzon edhe policinë se nuk i ka mbrojtur.
“Ne na kanë vrarë në polici të Laçit duke qenë se ishim të mbrojtur nga policia. Policia na ka vrarë më rëndë”, u shpreh ai.
*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)