Janë lënë në burg tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, të cilët u përfshinë në një sherr dy ditë më parë në Berat, ku dhunuan një polic dhe tentuan t'i merrnin armën. Mësohet se për Gerald Marinin është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg" me afat 30 ditorë, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë u caktua "arrest me burg" pa afat.
Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, ku u përfshinë në konflikt tre personat që u lanë sot në burg si dhe vëllai tjetër i tyre, Armando Marini që është shpallur në kërkim. Ata u konfliktuan me komshinjtë e tyre Albert Memaj dhe bashkëshorten e tij Olta, ku këta 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me gurë. I plagosur mbeti edhe efektiv i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t'i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë. Polici ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Në dëshminë e tyre në komisariat, pas arrestimit, tre vëllezërit Marini deklaruan se kishin qenë të pirë dhe se nuk mbanin mend se çfarë kishte ndodhur .
Ndërkohë, e ëma e Albert Memajt, tregoi një ditë më parë se katër vëllezërit i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme. Ajo tha se ata i kishin shkuar në dyqan të dehur dhe se u konfliktuan me djalin e saj për motive banale, duke i thënë se pse mbani njerëz në dyqan dhe pse shikonin nga banesa e tyre.
![1618661848_Sequence03.00001919.Still003.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1618661848_Sequence03.00001919.Still003.jpg)
![1618661855_Sequence03.00005620.Still002.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1618661855_Sequence03.00005620.Still002.jpg)
![1618661863_berat.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1618661863_berat.jpg)
Vëllezërit Marini
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?
-
Mjekëve
37.4%
-
Ministrisë
60.2%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 1510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Mjeti merr flakë në ecje, shkak rrjedhja e gazit! Shpëtohet drejtuesi (VIDEO)
26 Qershor, 22:22
-
VIDEO/ Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat! Kontrolle në 18 biznese
26 Qershor, 18:00
-
Berat/ Një sipërfaqe me shkurre merr flakë pranë tregut të ri, dyshohet se është e qëllimshme! Vijon puna për kapjen e autorëve (VIDEO)
26 Qershor, 17:06
-
Aksident në rrugën nacionale Berat-Lushnje, ‘Toyota’ përfundon në kanal
22 Qershor, 13:07
-
I nxehti afrikan, dje ishte dita më e nxehtë e Qershorit! Në Berat u shënua rekordi 42.5 gradë Celcius! Nga sot fillon rënia
22 Qershor, 12:34
-
Vijojnë punimet në urën e Bilçës në Berat, Rama: Kthehet në një lagje më vete e qytetit të UNESCO-s
19 Qershor, 08:16
-
27 vite nga masakra e Urës Vajgurore, nderohen dëshmorët që u vranë nga bandat e ’97-ës
18 Qershor, 16:48
-
Berat/ I mori 20 mijë lekë ryshfet qytetarit për të mos i vendosur gjobë, arrest me burg për inspektorin e IMT-së Berat (EMRI)
17 Qershor, 16:11
-
Rama: Berati, i gjithi i rezervuar nga turistë anekënd botës
16 Qershor, 13:52
-
Festohet ‘Kurban Bajrami’ në Berat, besimtarët falin namazin në pedonalen e qytetit (VIDEO)
16 Qershor, 09:33
-
Berat/ Arrestohet punonjësi i IMT-së, kapet në flagrancë teksa merr ryshfet
13 Qershor, 20:21
-
Dimal/ Organizonte lojëra fati, arrestohet 51-vjeçari me pistoletë stilolaps dhe municion luftarak
13 Qershor, 09:22