Një ditë pas sherrit në Këshillin Bashkiak të Himarës, banorët e zonës i janë drejtuar me një letër numrit 2 të policisë së shtetit Ardian Çipa.
Ata i kërkojnë Çipës që të marrë masa për të zbardhur këtë ngjarje dhe të mos rreshtohet në anën e grabitësve dhe dhunuesve.
Ja mesazhi i plotë që banorët i kanë dërguar Ardian Çipës
Dje, individë të dhunshëm nga Laçi, u futën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi shanë me fjalor skandaloz, dhunuan banorët. Në këto momente kemi një thirrje për nëndrejtorin e përgjithshëm në policisë së shtetit, Ardian Cipa. Ardian, sot bashkëqytetarët e tu u rrahën barbarisht sepse po mbronin institucionalisht dhe me qetësi të drejtën e tyre. E kush më mire se ti mund ta njohë këtë komunitet?! Edhe ne duam ashtu si ti që restaurove shtëpinë tënde të vjetër në Pilur që t’ia trashëgosh brezave të ardhshëm, të trashëgojmë shtëpitë tona shekullore. Nëse të mjafton deklarata e turpshme e vartësve të tu se "dy veta u zunë para Bashkisë për motive të dobëta dhe u shoqëruan në polici", këtë turp do e mbash ti në koshiencë për gjithë jetën. Po nuk more masa për të zbardhur këtë ngjarje skandaloze, ti nuk bën asgjë tjetër veçse rreshtohesh në anën e grabitësve dhe dhunuesve!
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com