Foto: Ermal Muzhaqi
Report Tv siguron foton e oficerit të ushtrisë Ermal Muzhaqi i cili u përfshi në sherrin e ndodhur mesditën e sotme në Vorë.
Muzhaqi ka qenë shofer në makinën ku ndodhi sherri. Sipas policisë Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24 vjeçarin Kidi Muzhaqi, vëllanë e tij gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Ermal Muzhaqi.
Në këto momente, drejtuesi i mjetit, 27 vjeçari Muzhaqi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka plagosur.
Muzhaqi u vetëdorëzua në polici.
Lajmi kryesor:
Sherr mes 3 personave në Vorë! 34 vjeçari i plagosi me thikë vëllain, ushtaraku nxjerr armën e shërbimit dhe e qëllon (EMRAT)
