Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në plagosjen me armë gjahu të një të riu. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Gjinaj të Hasit, ku është plagosur 29-vjeçari A. B., banues në këtë fshat.
/Shqiptarja.com
Menjëherë në vendin e ngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Zek Asllanaj, 55 vjeç, banues në Gjinaj pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu, shtetasin A.B., në pjesën e barkut.
Falë veprimeve të shpejta, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe është sekuestruar arma e gjahut e dyshuar që është përdorur në vendin e ngjarjes.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.
d.c./shqiptarja.com










