Ka shkuar në 4 numri i viktimave pas të shtënave me armë zjarri në Itali. Fabiana de Angelis, 57 vjeç, humbi jetën në orën 19:00 të së martës pasi u qëllua me plumb në qafë. Ajo ishte shtruar në spitalin Sant’Andrea por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda. Këtë e bëri të ditur spitali Capitoline. 

Kjo është viktima e katërt e Claudio Campiti, autori që qëlloi me armë drejt lokalit në via Monte Giberto. Tre viktimat e tjera janë identifikuar si Sabina Sperandio, 71, Elisabetta Silenzi, 55 dhe Nicoletta Golisano , 50 vjeç. 

Megjithatë, tre të plagosurit e tjerë të përfshirë në të shtënat e mëngjesit të së dielës janë jashtë rrezikut për jetën. 

Shkak i të shtënave të së dielës në Romë u bënë konfliktet mbi pronën. Autori, Claudio Campiti, tashmë i arrestuar nga autoritetet, hyri në bulevardin e jashtëm të një lokali duke qëlluar me armë në drejtim të disa njerëzve. 57-vjeçari nuk kishte pranuar të paguante shpenzimet e konsorciumit, pjesë të cilit janë 200 anëtarë.