KRUJE- Një sherr i para një muaji mes shoferëve ka degraduar në masakrimin e një familjeje mbrëmjen e djeshme në Thumanë të Krujës, ku tre persona 79 vjeçari Fran Ceku, i biri i tij Arben Ceku 44-vjeç, si dhe nipi i familjes së tyre Eno Rama 20-vjeç kanë humbur jetën, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja e Franit, Lucie Ceku 66-vjeçe e cila është transportuar për në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.
Pasi ka mbërritur në vendngjarje policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e 4 autorëve të cilët janë anëtarë të një familjeje të cilët janë vëllezërit Daniel, Pellumb e Besnik Kora dhe babai i tyre Guri Kora.
Por akoma edhe më shkokuese bëhet ngjarja në Thumanë të Krujës pas zbulimit të detajeve të reja, ku mësohet se autorët e familjes Kora i kanë thirrur të dalin në portën e shtëpisë viktimat e familjes Ceka, duke i ekzekutuar një nga një.
Katër autorët tashmë në kërkim rreth 1 orë pas konfrontimit fizik që kanë pasur në një nga lokalet e Thumanës me 44-vjeçarin Arben Ceku për sherrin që 2 prej anëtarëve të familjes Kora kanë pasur me një shofer, mik me 44-vjeçarin, rreth një muaj më parë, kanë shkuar banesën e tij dhe e kanë thirrur e pasi ai ka dalë e kanë ekzekutuar, e pas tij pjesën tjetër të familjes.
Sipas burimeve policore në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të dy armëve të ndryshme, një kallashnikov dhe një pistoletë. Ndërkohë raportohet se për sqarimin e plotë të ngjarjes në polici janë shoqëruar 10 persona. Policia po vijon kërkimet edhe në fshatrat përrreth, ndërsa ka ngritur edhe postoblloqe në alkset rrugore që lidhet fshati i Thumanës.
Ora 12:10 Shokuese/ I thirrën te porta e banesës e i vranë një nga një
Akoma edhe më shkokuese bëhet ngjarja në Thumanë të Krujës pas zbulimit të detajeve të reja të ngjarjes që dalin nga hetimet.
Mësohet se autorët e familjes Kora i kanë thirrur të dalin në portën e shtëpisë viktimat e familjes Ceka, duke i ekzekutuar një nga një.
Mësohet se në këtë masakër i pari është qëlluar Arben Ceku, në oborrin e shtëpisë, më pas ka dalë babai për të parë se çfarë po ndodhte dhe u ekzekutua në vend, pas krismave të dyta ka dalë edhe nipi i familjes 20-vjeçari Eno Rama i cili gjithashtu u qëllua pa mëshirë nga autorët.
E fundit që ka dalë 66-vjeçarja Lucie Ceku duke bërtitur, edhe mbi të u lëshuan plumba vrasës, por ajo ka mbijetuar dhe është duke luftuar për jetën në Spitalin Ushtarak.
/Shqiptarja.com

VIDEO