Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas përplasjes në Facebook mes deputetit demokrat Genc Pollo dhe atij socialist Arben Ndoka, duke i cilësuar deklaratat e deputetit të majtë si sulme primitive të cilat kanë bekimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama.
Në deklaratën e PD thuhet se, kjo forcë politike dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit të Ramës, i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.
“Deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka ka sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje rrugë e me tone banditësh deputetin Genc Pollo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij”, thuhet në reagimin e PD-së.
Sipas PD, këto janë grahmat e fundit të krimit në parlament e në politikë, pasi Partia Demokratike do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit me mbështetjen e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Akti rrugëçëror i deputetit të Ramës është një vërtetim më shumë për nevojën urgjente të pastrimit të politikës nga soji i Ndokës. Ai u përzgjodh nga shefi i tij për të sulmuar opozitën dhe po e mbyll karrierën e inkriminuar duke sulmuar opozitën. Ky është niveli banal ku e ka çuar parlamentin Edi Rama. Me njerëz që nuk njohin asnjë vlerë të demokracisë të debatit e fakteve, por njohin vetëm gjuhën e dhunës e të agresionit|, përfundon reagimi i PD-së.
Një ditë më parë deputeti demokrat Genc Pollo dhe ai socialist Arben Ndoka janë përfshirë në një sherr virtual mes tyre ku janë përmendur kunatat dhe gratë e njëri-tjetrit.
Ndërsa Pollo ka publikuar një shkrim ku thuhej se Arben Ndoka ka çuar për prostitucion të kunatën. Ky i fundit i ka komentuar duke i kujtuar atij gruan, ish-gruan dhe ish-vjehrrën. Ndoka e quan injorant, madje dhe pervers Pollon dhe e këshillon të merret me punët e familjes së tij.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5714
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 09:44
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor, 09:40
-
Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin
23 Dhjetor, 09:38
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'
23 Dhjetor, 09:29
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme
23 Dhjetor, 09:07
-
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes
23 Dhjetor, 08:58
-
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar denoncon: Tjetër ngarkesë me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria, sinjalizohet nga BE-ja
23 Dhjetor, 08:56
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'
23 Dhjetor, 08:44