Sherri te 'Veliera', PD: Dy aktivistë u
sulmuan nga provokatorët e Ramës

Sherri te 'Veliera', PD: Dy aktivistë u<br />sulmuan nga provokatorët e Ramës
Pas sherrit mbrëmë gjatë protestës te 'Veliera' në Durrës ka reaguar edhe deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili akuzon për ngjarjen Edi Ramën.
 
Sipas Bylykbashit, këto grupime të telekomanduara nga Rama dhe sharlatanët pranë tij po kthehen në rrezik për protestuesit paqësorë që protestojnë kundër kësaj qeverie banditesh dhe kriminelesh.
 
"Protestuesit e shoqërisë civile që po luftojnë për të mbrojtur trashëgiminë dhe identitetin e Durrësit dhe Shqipërisë nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe rrahën barbarisht mbrëmë natën nga provokatore që i shërbejnë këtij regjimi bandit.
 
Këto grupime të telekomanduara nga Rama dhe sharlatanët pranë tij po kthehen në rrezik për protestuesit paqësorë që protestojnë kundër kësaj qeverie banditesh dhe kriminelesh.
 
Dy aktivistë u sulmuan në mënyrë të koordinuar me dhune fizike në grup dhe njeri prej tyre u detyrua te shtrohej në spital
' shprehet ai.
 
Protesta për projektin 'Veliera' e lajmëruar për mbrëmë nga shoqëria civile ka filluar në orën 21:00 dhe ka përfunduar në mesnatë.
 
Ndërkohë që kjo protestë ishte planifikuar të vazhdonte deri në mëngjes, ajo është ndërprerë përgjysmë.
 
Shkak për ndërprerjen e protestës sipas organizatorit, Sazan Guri u bë një grup provokatorësh që iu bashkangjitën protestës.
 
 
Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit
Ekstremistet e majte rrahin barbarisht ata qe po mbrojne Torren Veneciane nga Veliera e Dakos
 
Protestuesit e shoqerise civile qe po luftojne per te mbrojtur trashegimine dhe identitetin e Durresit dhe Shqiperise nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe rrahen barbarisht mbreme naten nga provokatore qe i sherbejne ketij regjimi bandit.
 
Levizja e protestes e shoqerise civile, qe ka mbeshtetje gjithmone e me te gjere publike dhe politike per nje kauze thelbesisht qytetare qe po ndeshen me arrogancen dhe harbuterine e pushtetit ne Durres dhe ne Tirane, po shenojne fitore te njepasnjeshme.
 
Dje u zbulua vendimi i gjykates se shkalles se pare ne Durres qe pezullon çdo punim ne Zonen A, por qe mbahej i fshehur sepse Dako vazhdon punimet ne ate zone.
 
Te ashtuquajtura grupime rinore aktiviste me prirje majtiste, qe shfaqen me telekomande neper protesta pasi keto kane marre forme dhe kercenojne qofte edhe imazhin e pushtetit, mbreme u infiltruan me protestuesit e shoqerise civile dhe pas largimit te medias, kane inskenuar konflikt e me pas kane rrahur barbarisht protestuesit.
 
Dy aktiviste u sulmuan ne menyre te kordinuar me dhune fizike ne grup dhe njeri prej tyre u detyrua te shtrohej ne spital.
 
Ne nje skenar si ai me protestuesit e Zharrezes, apo me infiltrimin per te prishur protesten e Parkut te Liqenit, etj, ata arriten te prishnin kete proteste te mbremeshme, e para proteste qe do vazhdonte te gjithe naten tek Torra Veneciane.
 
Keto grupime te telekomanduara nga Rama dhe sharlatanet prane tij po kthehen ne rrezik per protestuesit paqesore qe protestojne kunder kesaj qeverie banditesh dhe kriminelesh.
 
Kamuflazhi rinor dhe aktivizmi Çe-guevarist eshte i pamjaftueshem per te mbuluar fillin qe i komandon. E ç'mund te presesh ne nje shtet te majte bandit?
 
Policia dhe prokuroria duhet te ndjekin penalisht deri ne fund personat pergjegjes per dhunen fizike te shkaktuar, pa u ndikur nga interesi i Rames apo kujtdo sharlatani me pushtet!

 

dy.b/shqiptarha,com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0