Sheshi 'Skënderbej' i zënë për Evropianin, besimtarët myslimanë do falin Kurban Bajramin tek 'Dëshmorët e Kombit'

Sheshi 'Skënderbej' i zënë për Evropianin, besimtarët myslimanë do falin Kurban Bajramin tek 'Dëshmorët e Kombit'

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar besimtarët myslimanë se falja e Kurban Bajramit do të jetë në datën 16 qershor, ditën e diele, në orën 06.00 në “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Shkak është bërë dhe fakti se  Sheshi Skënderbej është kthyer në një fan zone për Euro 2024

Programi i Kurban Bajramit

05.30 - Hapja e programit, Ejup Lila

05.35- Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

05.40- Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

05.50- Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06.00 - Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06.05- Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Momenti kur një prej vëllezërve Mina transportohet me helikopter drejt Traumës

VIDEOLAJM/ Momenti kur një prej vëllezërve Mina transportohet me helikopter drejt Traumës