Bashkia e Tiranës vijon diskutimet me qytetarët për projekti i sheshit “Skënderbej”. Këtë të martë, kryebashkiaku Veliaj ka takuar banorët e njësisë nr. 9, duke dëgjuar sugjerimet e secilit në lidhje me projektin e propozuar.
 
Në këtë takim Veliaj bëri të ditur se në kryeqytet do të shtohen 20 linja të reja për transportin publik.
 
Me 20 linjat e reja që do të përshkojnë Tiranën, të cilat shumë shpejt do t’i kalojmë në këshill bashkiak, do të jetë një mundësi fantastike për t’i thënë njerëzve, aspirata jonë nuk është që çdo njeri i varfër të blejë makinë. Aspirata jonë është që edhe të pasurit të hipin në autobus. Ky është qyteti që unë ëndërroj”, u shpreh Veliaj.

veliaj degjese publike

Kryetari i Bashkisë tha se projekti për sheshin “Skënderbej” do të ketë kundërshtime, pasi sipas tij Presidenti protestoi për një kënd lojërash dhe nuk mund të imagjinohet se çfarë do bëjnë për sheshin qendror të Tiranës.

"Ka njerëz negativë, stërkëmbësha, që nuk e duam progresin e Tiranës, kjo u mor vesh. Se po ta donin, për ta bërë progresin, kishin katër vjet. Kështu që s'do të ketë kundërshtarë për këtë projekt, imagjinoni për një kënd lojërash nxori në luftë edhe Presidentin e Republikës, imagjinoni çfarë do të bëhet për sheshin "Skënderbej" , tha Veliaj.
 
Kryebashkiaku theksoi se nga projektet e Bashkisë është rritur vlera e pronës, jo vetëm në qendër të Tiranës por edhe në periferi.
 
Sipas tij, sheshi "Skënderbej" do të përfaqësojë gjithë qytetet e Shqipërisë por edhe trojet jashtë saj.

Në prezantimin e projektit të sheshit "Skënderbej" me banorë të njësisë nr. 9, Veliaj tha se kjo njësi përfiton më shumë, jo vetëm nga ky projekt i bashkisë, por edhe nga projekti i Unazës së Vogël dhe i zgjatimit të Bulevardit të Ri.

veliaj degjese publike

"Mjafton të pyesni agjencitë imobiliare për të kuptuar se vlera e pronës është rritur kudo ku bashkia po punon. Ku ka investime rritet vlera e pronës”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ai theksoi se bashkia po punon me të njëjtin përkushtim si për qendrën ashtu edhe për periferinë, duke zhvilluar me një intensitet të lartë një sërë projektesh që përmirësojnë jetën e banorëve të qytetit.
 
Unë besoj se kemi bërë zgjedhje të mira edhe për periferinë. Kështu, bie edhe argumenti se bashkia punon vetëm për qendrën. Sapo kemi filluar punën me Parkun e Kasharit, kemi miratuar projektin dhe po fillojmë investimin edhe aty. Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit po nisim punën dhe për Parkun e Vaqarrit. Ka përfunduar rruga e Dajtit që lidh zonën e malësisë së Tiranës dhe sigurisht, do të fillojmë edhe me rrugë të tjera. Po punojmë në shumë hapësira brenda lagjeve. Pra, po punohet kudo dhe ju e keni parë që kur Bashkia e Tiranës lejohet të punojë, ecim jashtëzakonisht shpejt”, deklaroi Veliaj.

veliaj degjese publike

Redaksia Online
(s.m./shqiptarja.com)