Shesin gjithçka për të jetuar në autobuz me qenin dhe vogëlushen e tyre (FOTO)

Shesin gjithçka për të jetuar në autobuz me qenin dhe vogëlushen e tyre (FOTO)

Familja Watson

Will Watson dhe gruaja Kristin janë çifti që kanë shitur gjithçka kishin në pronësi për të jetuar pa borxhe në një autobus me vajzën e tyre të vogël dhe qenin.

Ata rinovuan një autobus ish-ushtarak që ata i vunë emrin Juan pasi e  blenë në internet për 8,000 dollarë.

Will, 31 vjeç, shiti një kamion të vjetër për të paguar autobusin dhe ata gjithashtu paguan 24,000 dollarë që kishin borxh përpara se të fillonin udhëtimin.

Gjatë rinovimit të autobuzit,  29-vjeçarja, Kristin mbeti shtatzënë dhe lindi vajzën Roam në shtator të vitit të kaluar.

Kur ajo ishte vetëm gjashtë muajsh, çifti u zhvendos në autobus dhe filluan jetën e tyre të re.

Will tregon se ai dhe bashkëshortja i kanë shijuar shumë udhëtimet pasi kanë qëndruar gjatë në vende që kanë preferuar si edhe kanë vazhduar punën edhe duke qenë në distancë nga zyrat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi