Monika Kryemadhi me sa duket nuk e ka problem që Ilir Meta të shkojë me femra të tjera.

Të paktën këtë ka lënë të kuptojë, gjatë një interviste për “Top Albania Radio”.

E pyetur nëse është xheloze për femrat e shumta në zyrën e Ilir Metës, ajo ka dhënë një përgjigjie befasuese.

Sipas Kryemadhit, nuk ka asgjë të keqe, pasi seksi është thjesht një eksperiencë.

Ajo që mbetet sipas saj, është dashuria.

Me sa duket Meta-Kryemadhi janë një çift i hapur, që tolerojnë edhe marrëdhëniet me persona të tjerë.

A është Meta feminist?

Monika: Po, sepse është shumë i mirë

A je xheloze për Metën?

Monika: Jo

Po nëse i shkojnë femrat në zyrë?

Monika: Po, ça problemi ka, seksi është eksperiencë, dashuria nuk mund të ndryshojë.

Ku e ke dhënë puthjen e parë?

Monika: Në makinë

Kush puthi i pari?

Monika: Ai sigurisht, më puthi i pari

Po përveç puthjes, ça ndodhi tjetër… ?

Monika: Asgjë, nuk mund të bësh seks në makinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Kryemadhi krahason krerët e politikës me kafshët: Berisha është bishë, Meta-luan, Rama-kunadhe dhe Basha-kaproll! Burrit duhet t’i duken pak format

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar sot në Top Albania Radio, ku ka folur dhe përtej kontekstit të politikës dhe aktualitetit.

E pyetur se si do t’i krahasonte krerët e politikës me kafshët, Kryemadhi ka bërë disa zgjedhje të çuditshme, sidomos për Ramën dhe Bashën.

Lidhur me veshjen e kryeministrit ajo tha se nuk i pëlqen pasi vishet me të gjera dhe nuk ia tregon format.

Kryemadhi: Ramën do ta krahasoja me shqarthin ose siç i thonë tjetër kunadhe, sepse është një kafshë që del vetëm natën. Berisha është bishë siç thotë dhe Bes Kallaku për të.

Për Metën do zgjidhja luanin ndërsa për Bashën… (mendohet pak) ja të mendohem pak… është një kafshë hollandeze, mendoj kaprolli se ecën shpejt.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për veshjen e Ramës?

Kryemadhi: Nuk më plëqen, sepse vishet me çitjane. Burrit duhet t’i duken pak format.

Pyetje: Po pse kanë burrat forma?

Kryemadhi: Po kanë nga mbrapa, siç kanë femrat parakolpin dhe prapakolpin, dhe burrat kanë.