Një 30-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi u kap me armë zjarri dhe lëndë narkotike gjatë një operacioni policor në zonën e Lungomares.
Në kuadër të operacionit të koduar "Siguria", Policia arrestoi në flagrancë Ergys Omerin, 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u ndalua në parkingun e një lokali në Lungomare.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në çantën që mbante iu gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 4.46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
“Në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Siguria", u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 4.46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton Policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente







